Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, tërhoqi vëmendjen në ceremoninë madhështore të martesës së pronarit të Amazon, Jeff Bezos, me Lauren Sanchez, të mbajtur të premten në Venecia.
E veshur me një fustan të zi elegant dhe të shkurtë, Ivanka u paraqit me një pamje të sofistikuar, duke marrë vlerësime për stilin e saj të thjeshtë, por magjepsës.
Pamja e saj u cilësua si një nga më të rafinuarat mes të ftuarve VIP.
Në një postim në rrjetet sociale, Ivanka ndau një foto nga eventi, shoqëruar me përshkrimin: “Një natë e ëmbël”.
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni që u përshkrua si “dasma e shekullit”, me mbi 200 të ftuar të nivelit më të lartë nga bota e biznesit, artit, modës dhe politikës, përfshirë emra si Oprah Winfrey, Kim Kardashian, Tom Brady dhe Leonardo DiCaprio.
Dasma u zhvillua në ishullin San Giorgio Maggiore, një nga vendet më piktoreske në Venecia, ndërsa eventi u shoqërua nga një festë shumëditore me luks të pakursyer.