Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në një pus nafte në fshatin Kozare të qytetit të Kuçovës.
Zjarri është përhapur me shpejtësi në territorin përreth pusit, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet zjarrfikëse të qytetit të Beratit, të cilat arritën ta vendosin situatën nën kontroll në kohë të shkurtër.
Operacioni i ndërhyrjes u përqendrua jo vetëm në lokalizimin e shpejtë të flakëve, por edhe në parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt serave bujqësore që ndodhen pranë pusit të naftës.