Për herë të dytë brenda pak ditësh, Elijah Blue Allman , djali i Cher, është arrestuar, këtë herë me akuzën e vjedhjes me thyerje dhe shkeljes së lirimit me kusht, sipas departamentit të policisë së Wyndham, New Hampshire.
49-vjeçari dyshohet se hyri me forcë në një banesë të dielën. Sipas të njëjtit informacion, një grua që ishte në shtëpi u fsheh në një dollap, ndërsa kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, e gjetën Allman duke pirë duhan në divanin e dhomës së ndenjes.
Nuk u raportua asnjë send i vjedhur, por dyshohet se ai shkaktoi dëme prej rreth 1,700 dollarësh në një derë dhe një dëm shtesë prej 1,000 dollarësh në një qilim, mbi të cilin ra një cigare e ndezur.
Ai u akuzua gjithashtu për dy akuza për shkaktim të dëmtimit të pronës së një tjetri, ndërsa gjatë pranimit të fajësisë të hënën, iu urdhërua paraburgimi.
Arrestimi i ri vjen disa ditë pasi ai u arrestua të premten për sulm të dyshuar dhe shkelje prone në shkollën St. Paul në Concord, New Hampshire. Policia e Concord iu përgjigj një telefonate në lidhje me një person “që krijoi një shqetësim dhe veproi në mënyrë agresive” rreth orës 7 të mbrëmjes.
Allman, djali i Cher dhe Greg Allman, i cili vdiq në vitin 2017, u dërgua në burgun e Qarkut Merrimack dhe u akuzua për dy akuza për sulm të thjeshtë, si dhe kërcënim, shkelje prone dhe prishje të qetësisë. Ai u lirua me kusht dhe ishte planifikuar të paraqitej përsëri në gjykatë në një datë të mëvonshme.
Allman ka folur publikisht për problemet e tij me varësinë në të kaluarën, dhe Cher është përpjekur të ndërhyjë. Sipas raporteve të huaja, Elijah Blue Allman u shtrua gjithashtu në spital qershorin e kaluar pas një mbidoze droge.







