Ballina Sport “Nëse do ta kisha një thikë, do ta kisha therur veten”, Baggio...

“Nëse do ta kisha një thikë, do ta kisha therur veten”, Baggio flet për penalltinë e humbur ndaj Brazilit

0
10

Legjenda italiane Roberto Baggio, ka pranuar se ai ‘deshi të vdiste’ pas humbjes së një penalltie vendimtare në finalen e Kupës së Botës 1994 kundër Brazilit.

Baggio foli për Kupën e Botës 1994 në një intervistë të fundit për The Athletic, ku diskutoi gjithashtu jetën e tij pas tërheqjes nga futbolli.

Ish-sulmuesi luajti një rol kyç në kualifikimin e Italisë në finalen e Kupës së Botës kundër Brazilit, por penalltia e humbur gjatë ekzekutimit të 11-metërshave çoi në humbjen e ‘Azzurrëve’ në Pasadena.

Franco Baresi dhe Daniele Massaro tashmë kishin humbur penalltitë e tyre përpara Baggios, dhe Brazili kishte ende një penallti për të goditur pas tentativës së tij.

Megjithatë, ai gabim dukshëm e kishte dëshpëruar Baggion.

“Nëse do të kisha pasur një thikë në atë moment, do të isha therur vetën”. 

“Nëse do të kisha pasur një armë, do të kisha qëlluar veyten. Në atë moment, doja të vdisja. Kështu ishte”. 

“E gjithë Kupa e Botës, jo vetëm ndeshjet tona, u ndikua nga i nxehti. Ishte çmenduri”, shtoi ai.

“Duhej të jepnim më shumë se ç’ishte e mundur njerëzisht për të qenë në gjendje të luanim”. 

“Por pavarësisht gjithçkaje, na shtynte pasioni dhe dëshira për të arritur rezultate, dhe shumë italianë që jetonin atje si emigrantë ishin krenarë për ne”.  

“Ne e ndjenim këtë si ekip. Ishte një shtysë shtesë për të kapërcyer pengesat”, përfundoi ai.