Ballina Kulturë Pas 5 ditësh elektrizuese, festivali i këngës “Glastonbury 2025” në Britani uli...

Pas 5 ditësh elektrizuese, festivali i këngës “Glastonbury 2025” në Britani uli siparin

0
7

Pas 5 ditësh elektrizuese me performanca surprize, veshje të çmendura dhe vapë përvëluese, festivali i këngës në Britani uli siparin.

E diela ishte një mbrëmje magjike, jo vetëm si nata e fundit e Glastonbury, por edhe për këngëtarët që performuan.

Mbrëmja nisi rreth orës 5 pasdite me këngëtarin Rod Stewart, i cili interpretoi “Tonight I’m Yours”, teksa veshur mbante fanellën e Celtic.

Pas 2 vitesh mungese, për shkak të një problemi me kordat, Lewis Capaldi-t bëri një rikthim surprizë, tejet emocional.

Në vitin 2023, ai u detyrua t’i linte koncertet e tij në mes për shkak të sindromës Tourette, por siç dukej çdo gjë i përkiste tashmë të shkuarës dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore,

“Hera e dytë është fantastike për të gjithë”, – tha ai, ndërsa sytë iu mbushën me lot.

Fansat kënduan në çdo sekondë bashkë me të hitet si: “Before You Go” e  deri te kënga përmbyllëse “Someone You Loved”.

Jorja Smith zgjodhi një stil sa të veçante edhe të çuditshëm në të njëjtën kohe. Ajo  u shfaq në skene me lugë ne dore dhe çorape, ndërsa lugëtI mbanin në duar edhe të pranishmit gjithashtu, duke krijuar një atmosferë unike.

“Worthy Farm” shpërtheu në duartrokitje kur në skenë u panë djemtë e One Directions, Harry Styles dhe Louis Tomlinson, ndërsa këngëtarja amerikane Olivia Rodrigo e mbylli denjësisht mbrëmjen me  Drivers License dhe “Vampire.

Performancat që nisen që nga perëndimi i diellit e deri sërish të nesërmen në mëngjes, rezervuan shumë argëtim për të gjithë të pranishmit.

Pas një viti pushim, edicioni I radhës do të mbahet në vitin 2027, transmeton ora.