Ballina Lifestyle Megan Thee Stallion merr vëmendjen me një veshje shumë zbulues në festivalin...

Megan Thee Stallion merr vëmendjen me një veshje shumë zbulues në festivalin Napa Valley

33
0

Këngëtarja Megan Three Stallion ishte natën e hapjes së festivalit Napa Valley bashkë me legjendarin Stevie Nicks, 75 vjeç.

Megan, 29 vjeç, e cila solli Cardi B në skenë në koncertin e saj në Madison Square Garden në fillim të kësaj jave – performoi me një veshje të mrekullueshëm ngjyrë vjollcë, me rripa në barkun e saj të zbukuruar.

Ajo kombinoi kostumin me një palë çizme lëkure ngjyrë rozë, ndërsa komandonte skenën në stacionin e festivalit në turneun e saj 2024, shkruan DailyMail.

Reperja e “Cognac Queen” i kishte lënë flokët natyrale, teksa këndonte. Këngëtarja e “Freak Nasty” ndryshoi veshjen gjatë koncertit.

Pamja e saj e dytë e paraqiste me sytjena xhinsi, xhaketë të prerë dhe brekë me prerje të lartë me varëse të ngjitura dhe të varura poshtë ijeve dhe kofshëve të saj. Çizmet me gëzof livando kompletuan pamjen e saj.