Ballina Aktualitet Gjyqtarët dhe Prokurorët kundër formulës së re të pagave/ Kushtetuesja shqyrton kërkesën...

Gjyqtarët dhe Prokurorët kundër formulës së re të pagave/ Kushtetuesja shqyrton kërkesën për shfuqizimin e saj më 2 dhjetor

52
0

Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për pagat. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e re të pagave të miratuar nga Kuvendi, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e saj.

Sipas magjistratëve, paga referuese duhet të lidhet me pagën e një funksionari të lartë të administratës publike, e cila indeksohet periodikisht, dhe jo me pagën e Presidentit të Republikës.

Formula e miratuar nga mazhoranca parashikon një rritje prej rreth 8 500 lekësh të pagës referuese. Megjithatë, gjyqtarët dhe prokurorët pretendojnë se, bazuar në vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, rritja duhet të jetë të paktën 80 mijë lekë.