Ballina Kulturë Atdhetari Adem Demaçi dritë e pashuar e kombit shqiptar

Atdhetari Adem Demaçi dritë e pashuar e kombit shqiptar

12
0

Nga Sami Arifi 

Atdhetari, Adem Demaçi, u lind në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, familja e tij kishte ndërruar vend nga fshati Lupq-komuna e Podujevës, në Prishtinë, ai u lind në kohën e sundimit të Mbretërisë jugosllave.

Adem Demaçi ishte simbol i rezistencës kombëtare shqiptare, ai ishte veprimtar i madh i kauzës kombëtare, shkrimtar, i burgosur politik nga okupatori serbo-sllav, ai kaloj mbi 28 vite në burgje të ndryshme të ish-Jugosllavisë, gjatë Luftës në Kosovë ishte Shef i Zyrës së UÇK-së, atij iu dha titulli Hero i Kosovës në vitin 2010. Adem Demaçi ishte kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në Prishtinë, gjatë vitit 1998-1999.

Adem Demaçi u lind më 26. 02. 1936, ai u rritë në rrethana tejet të vështira nga varfëria, që ishte gjendje tipike për shqiptarët e asaj kohe. Pas okupimit italian më 1941, për herë parë, në plan të gjerë, në Kosovë u hapën shkollat shqipe. Më 1942, me këmbënguljen e nënës së vet, Nazifës, dhe me dëshirën e flaktë të vogëlushit, Adem Demaçit, dhe babait të tij, Zeqirit, arritën ta regjistrojnë atë në shkollë, ku, ai në shkollë u tregua i suksesshëm, i zellshëm dhe guximtar.

Adem Demaçi u rritë në një familje të varfër në Prishtinës, familja e tij kishin ndërruar vend nga fshati Lupq në Prishtinë, babai i Ademit, Zeqiri, dërroi jetë shumë herët nga smundja e tuberkulozit. Adem Demaçi nuk i kishte mbushur as plot tetë vjet kur i ndërroi jetë babai i tij, prandaj barra e familjes i ra vëllait tij të madh, Maliqit, i cili, si gazetashitës, ia doli me shumë vështirësi të siguronte kafshatën e gojës për familjen, por, pas pesë-gjashtë vjetësh i ndërroi jetë edhe i vëllai i Ademit, Maliqi nga smundja e tuberkulozit. Prandaj, për t’i mbajtur në jetë dy fëmijët e mbetur, Ajshen dhe Ademin, nënës së tyre, Nazifës, iu dashtë t’iu përvishet punës me vek dhe duke endur pëlhura të ndëryshme, ajo arriti t’i ushqente disi fëmijët, madje edhe ta shkollonte Ademin. Adem Demaçi mbaronë shkollën fillore në Prishtinë, më 1946, ku kreu edhe Gjimnazin. Studimet në Degën e Letërsisë Botërore, ai i ndoqi plot pesë semestra në Universitetin e Beogradit, pastaj për shkak të sëmundjes së nënës së tij, Nazifës, Ademi detyrohet t’i ndërpëres studimet, kështu që, ai u kthye në Prishtinë dhe u punësua në veprimtarinë botuese të ndërmarrjes “Rilindja”.

Burgosjes së parë të Adem Demaçit, më 19 nëntor 1958, i paraprijnë shpërngulja me dhunë e shqiptarëve për në Turqi, aksioni i armëve dhe procesi i Prizrenit. Ademi një goditje të madhe e mori, sidomos me burgosjen e gazetarit të devotshëm Sedat Dida, ku, burgosja e tij për gazetarë tjerë ngjalli frikë e panikë në mesin e punëtorëve dhe gazetarëve të ndërmarrëjes “Rilindja”. Në procesin gjyqësor të marsit të vitit 1959 të Gjyqit të Qarkut të Prishtinës, Demaçi doli hapur me kërkesën që pa bashkimin e Kosovës me Shqipëri, nuk do të ketë paqe në Ballkan. Për këto qëndrime të tij u dënua me 5 (pesë) vjet burg të rëndë. Gjyqi Suprem i Serbisë ia vërtetoi dënimin në 3 vjet, të cilin dënim ai e vuajti në kazamatin e Sremska Mitrovicës.

Atdhetari, Adem Demaçi, pas lirimit nga burgu, nuk e linin të zinte punë, me qëllim që t’u ndeznin frikën të tjerëve për pasojat që do të iu ndodhin.

Me ardhjen e Presidentit të BRSS-së, Hrushçov, në Shkup pas tërmetit, më 1963, Adem Demaçin e izoluan dhe e mbajtën në burg gjatë gjithë qëndrimit të Krushçovit në Jugosllavi.

Adem Demaçi në vitin 1974 dënohet me 15 vjet burg, për të cilin dënimit fillimisht e vendosin në një qeli betoni, në të cilën qeli në burgun e Prishtinës i kaloi plot nëntë muaj. Shpalljen e dënimit në Gjykatën e Prishtinës, me porosinë e Mahmut Bakallit,

ia bëri gjykatësi i ardhur nga Prizreni, Durmish Koçina. Gjykimi i Atdhetarit, Adem Demaçit, ishte përpunuar dhe vendosur nga pushtetarë jashtë gjykatës, ku aty në Gjykat shpallet vetëm vendimi i përpunuar jashtë Gjykatës.

Pas nëntë muajsh Adem Demaqin me dy të burgosur tjerë i dërgojnë në burgun Qendror të Beogradit, pastaj të nesënmën i transferojnën për në burgun famëkeq të Stara Gradishkës së Kroacisë.

Më 19. 11. 1958, në Prishtinë, “në emër të popullit” Adem Demaçi u arrestua nga OZNA famëkeqe e cila vepronte kundër veprimtarëve të çështjes shqiptare, dhe pas disa muajsh në hetuesi, u nxor para Gjyqit të Qarkut nën akuzën se ka bërë delikt politik, i inkriminuar si “propagandë armiqësore”. Mirëpo para gjyqit, Adem Demaçi, nuk mori rrugën e mbrojtjes, por kaloi në sulm frontal kundër regjimit duke numëruar të gjitha të zezat që kishte pësuar dhe që po pësonte populli shqiptar nga pushtuesit serbë, ai doli me kërkesën që nëse duam të mos derdhet gjaku dhe të ruhet paqja, Kosova duhet urgjentisht të shkëputet nga pushtimi jugosllav dhe të bashkohet me nënën e vet – Shqipërinë! Qëndroi tri vjet në burg. Adem Demaçi u burgos përsëri më 1964-1974 dhe nga 1975-1990, kur edhe ai u lirua nga burgu “kinse” pas zhvillimeve demokratike në RFSJ.

Formimi i organizatës “Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”

Nga pranvera e 1963, Adem Demaçi, bashkë me Prof, Hazir Shalen Ahmet Haxhiun, Fazli Graiçevcin, Zeqir Gërvallën, Selman Berishën, Azem Beqirin, Hilmi Rakovicën, Emine Rakovicën, Rexhep Ukë Drenicën, Tefik Karamanin, Xhaferr Mahmutxhikun, Dibran Bajraktarin, Teki Dervishin, Kadri, Kusarin, Din Spahiun, Isa Demajn, Rexhep Elmazin, Shefqet Strofcin, Avdyl Lahun, Mustafa Venharin, Hysen Dacin, Mahmud Dacin, Durak Mazrekun, Mejreme Berishën, Sulejman Drinin, Elheme Shalën, Ali Sokolin, Drita Halimin, Xheladin Dedën, Ajshe Cakën dhe Nazmi Sejdiun, iu rrek punës së rrezikshme dhe tepërës së vështirë për formimin e “Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”. Sipas kujtimeve të nënës së tij kreshnike, Nazife Lahut,  Adem Demaçit me shokë, ndonëse fare i pafajshëm, ai nuk hoqi dorë nga ideja e tij se shqiptarët kanë të drejtë të jenë të lirë dhe të barabartë me të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit dhe për këtë i shqiptuan dënimin prej 15 vjetësh. Me 21 prill 1990, Adem Demaçi dhe shumë shokë të tij nga burgjet e Kroacisë, u liruan.

Pas burgut të Goli Otokut, burgu i Stara Gradishkës numrohej si burgu më i tmerrshëm në Jugosllavi. Atdhetari Adem Demaçi u lirua në vitin 1990, nga se ligji famëkeq i nenit 114 për kontrarevolucion ishte hequr dhe të gjithë të burgosurit me këtë nen liroheshin, edhe atdhetari Adem Demaçi me këtë ligj lirohej po që u mbajt me vendimin e gjykimit tretë 15-të vite burg në Stara Gradishka.

Në fillim të viteve 60-ta ishin krijuar në disa qytete të Kosovës, si në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Gjakovë e gjetiu, organizata të ndryshme ilegale, të cilat luftonin në mbrojtje të kauzës kombëtare.

Duke parë disponimin e masës për t’iu kundërvënë terrorit dhe dhunës së shtetit totalitar, veçmas politikës së egër antishqiptare të Serbisë, Demaçi bëri çmos të formohej organizata e quajtur „Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“, si dhe hartoi, bashkë me Ramadan Shalën, Statutin dhe Programin e Lëvizjes. Lëvizja formoi komitetet e saj në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan; ndërmori një varg aksionesh për ngritjen e flamujve kombëtarë, u përpoq të vinte kontakte me lëvizjet e ndryshme revolucionare dhe ta propagandonte sa më shumë çështjen e pazgjidhur kombëtare të shqiptarëve në Ballkan.

„Lëvizja për Ribashkimin e Shqiptarëve (LRBSH)“ u zbulua, Adem Demaçi kryetar i kësaj Lëvizje u dënua me 15-të vite burg të rëndë, të cilin burg, në fillim e vuajti në Nish, pastaj në Pozharevac, ku në kohën e Jugosllavisë kishin vuajtur, në këtë burg famëkeq shumë shqiptarë.

Pas ndryshimeve politike në Jugosllavi, më 1966, dënimin ia zvogëluan në 10-të vite që i vuajti deri më 8-të qershor të vitit 1974. Adem Demaçin, Amnesty Internacional e njeh si të burgosurin e ndërgjegjjes, ai u lirua nga burgu i Stara Gradishkës së Kroacisë më, 21.04.1990, në kohën e Presidentit të RSFJ-së, Janes Dërnovshekut, në maj, 1990. Adem Demaçi, në burgje të ndryshme të ish-Jugosllavisë, i vuajti mbi 28-të vite burg të rëndë.

Ademi, nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Krijuesve shqiptarë në bashkëpunim me Shoqatën si motër AICL dhe Unversitetin freancez, me Dekanin e Universitetit të Prishtinës, Bujar Dugollin, në dhjetor të vitit 2016, është nominuar zyrtarisht me çmimin Nobel për Paqë.

Simboli i rezistencës së shqiptarëve, Adem Demaçi, ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 2016 në Prishtinë në moshën 82 vjeçare, ai la pasardhës dy fëmijët e tij, Abetarën dhe Shqiparin.

Lavdi e përjetëshme, Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Shkrimtarit, të Burgosurit të Ndërgjegjjes, Ushtarit-Shefit të Zyrës Politike të UÇK-së, Kryetarit të Këshillit të Mbrojtjes së Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Atdhetarit Adem Demaçit!…