Avokatja Adriana Kalaja, në emisionin ‘Task-Forcë’ më Sonila Meçon në SYRI TV, ka dhënë të tjera detaje mbi veprat korruptive të Irena Gjokës.
Sipas Kalasë, dosja e Irenës me tre mbiemra, përbën një rast unik në procesin e vetingut, ku politika ka luajtur rol kyç në vendimet e KPA-së dhe KPK-së. Kalaja tregon edhe për manipulimet në menaxhimin e dosjeve të opozitës dhe dosjeve të mëdha kriminale si inceneratorët dhe grupi Troplini, ku vonesat dhe veprimet e dyshimta të Gjokës kanë favorizuar grupe kriminale dhe kanë dështuar në dhënien e drejtësisë.
Adriana Kalaja: Duhet të kthehemi pas në kohë. Mirë është që ti bëjmë të gjitha ato detajet në vendin e duhur, sepse asgjë nuk ka filluar me procesin ndaj zotit Berisha. Zoti Berisha ishte planifikuar të shkonte në atë drejtim nga pushteti, sepse e gjithë kjo vepër korruptive dhe penale që lidhet me emrin e Irena Gjokës, nis që në vendimin e KPA, që ka lënë në fuqi vendimin e KPK, për kalimin e Irenës me 3 mbiemra në procesin e rivlerësimit.
Por prit, se nuk mbaron këtu. Prandaj thash do ti shikojmë me detaje, në mënyrë kronologjike. Të nesërmen e konfirmimit në detyrë, Irena me 3 mbiemra zgjidhet kryetare e Gjykatës së Shkallës së Parë. Ndërkohë që administronte dhe shortin. Ndërsa shorti nuk ishte elektronik në kohën e Irenës, por ishte manual. Dhe gjatë gjithë periudhës që kjo ishte drejtuese e gjykatës së Shkallës së parë, çuditërisht qëllonte që kur ishte e gatshme Irena me 3 mbiemra shkonin gjithmonë dosjet e opozitës. Ndërkohë për dosjet e tjera që do ju përmend inceneratorin që është dosja e qershorit 2024 që nuk u arrestua asnjë nga fletë arrestet që lëshoi Irena me 3 mbiemra pasi e mbajti 40 ditë në zyrë, kemi dhe dosjen e fundit të grupit Troplini ku e mbajti 42 ditë në sirtar dhe e dha një periudhë shumë të shkurtër afër zgjedhjeve, për ti dhënë mundësi dhe Dumanit që ta amnistonte edhe më shumë këtë grup kriminal.