Ballina Lifestyle Çfarë po ndodh mes tyre? Kendall Jenner dhe Jacob Elord rikthejnë dyshimet...

Çfarë po ndodh mes tyre? Kendall Jenner dhe Jacob Elord rikthejnë dyshimet për lidhje

77
0

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi u kapën në një moment intim gjatë një daljeje të fundit publike.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, dyshja është parë në një “make out” moment, duke nxitur sërish thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre. Kjo nuk është hera e parë që Jenner dhe Elordi lidhen me njëri-tjetrin.

Gjatë katër viteve të fundit, ata janë parë disa herë bashkë në ambiente publike dhe evente të ndryshme, duke mbajtur gjithmonë një qëndrim diskret për raportin e tyre. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht një lidhje romantike, paraqitjet e shpeshta së bashku kanë ngritur dyshime të vazhdueshme.

Fansat në rrjetet sociale kanë reaguar menjëherë ndaj pamjeve të fundit, duke spekuluar nëse kjo është një romancë e re apo thjesht një miqësi e afërt mes dy yjeve.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një lidhje serioze, por një gjë është e sigurt: çdo paraqitje e tyre së bashku vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut dhe mediave.