Nga Myslim Murrizi
Afera apo vjedhja e kësaj kompanie prej 10 miliardë eurosh për 21 vite është 25 herë më e madhe se inceneratorët, se Check-Up-i, koncesioni i sterilizimit, dializës dhe laboratorët që dërdëllitni me hope.
Prej vitit 2004 jam i vetmi deputet që kam folur në Parlament në vitin 2020 dhe kam denoncuar publikisht vjedhjen e mbi 10 miliardë eurove nga kompania kineze “Bankers Petroleum”, e cila prej 21 vitesh nuk ka paguar asnjë qindarkë tatim fitimi, sepse fitimin real e ka ndarë gjithmonë me zagarët e pushtetit.
Kur në pushtet ishte PD, avokatë të kësaj kompanie ishin eksponentë juristë-hajdutë dhe ish-ministra të PS-së.
Kur në pushtet erdhi PS, pra nga 2013, avokatë të kësaj kompanie janë ish-ministra të PD-së.
Pra, zagari politik kur vjen puna për miliona euro rrinë urtë si qen të rrahur dhe nuk belbëzojnë asnjë fjalë.
Më ka “habitur” shumë edhe heshtja e “liderëve” të partive të reja “kurajoze”, sepse për heshtjen e “euroatlantikëve” – djathtas 1912, majtas 1944, në mes 1990, LSI 2003, PR 1991, PDIU, PPDNJ, etj – nuk habitem fare, sa kohë që në çdo kullë, në çdo cep të Shqipërisë dhe në çdo koncesion kanë pjesën e tyre të ndyrë.
Po prej shtatorit 2021 nuk lehën as këta të “moderuarit” e PD-së që lehnin për çdo gjë në Parlament dhe qysh dje nuk kanë hapur gojën të thonë një fjalë; asnjë fundërrinë nga politika, mediat hale dhe port-halet merde.
Edhe gjobën 100 milionë euro që i është “hequr” pa ligj kësaj kompanie, ia kam lënë në tavolinë Ramës në Parlament në vitin 2020, por ai heshti si i tredhur, se ndoshta kishte dijeni dhe ia kishte dhënë urdhrin vetë ministreshës Denaj.
Afera apo vjedhja e kësaj kompanie prej 10 miliardë eurosh për 21 vite është 25 herë më e madhe se inceneratorët; është 100 herë më e madhe se Check-Up-i; është 100 herë më i madh se koncesioni i sterilizimit, dializës, laboratorët që dërdëllitni me hope.
Është 500 herë më i madh se firmat 5D, 10K apo 20 VRKR që na çajnë trapin.
Është 500 herë më i madh se abuzimi për 1 km unazë, për të cilin mbajtët një vit njerëzit në rrugë për protagonizëm politik, dhe pastaj i braktisët kur u shembën shtëpitë, njëlloj siç braktisët Teatrin.
Pse nuk flisni mor palaço të qelbur e hajdutë të ndyrë???
Dhe pastaj mendoni se mund t’u hidhni hi syve shqiptarëve!?
Shqiptarët e blejnë naftën më shtrenjtë se gjithë Ballkani, ndërkohë që çdo vit nga toka e tyre nxirren mbi 1.5 milionë tonë naftë nga kjo kompani që prej vitit 2004; dhe miliardat ngrohin xhepat e fëlliqësirave të politikës.
Shqipëria ka nevojë për 800 mijë tonë naftë gjithsej në vit, edhe pse me dokumente zhdoganohen rreth 500 mijë tonë. E ju heshtni, se kontrabandistët e naftës ju financojnë fushatën dhe me paratë e tyre blini votat e fukarenjve që t’i vidheni përsëri në katër vitet që vijnë; dhe disa, për t’u dukur sikur i do populli shumë.
Dilni pra, flisni një fjalë mor hale politikani, se kjo është vjedhja numër 1 në 21 vite “demokraci”; bëni sikur ziheni mes vetes dhe heshtni të gjithë së bashku si tufë hijenash që shqyeni çdo pasuri së bashku.