Ballina Politika Ben Blushi: Baton Haxhiu njeri pa karakter

Ben Blushi: Baton Haxhiu njeri pa karakter

31
0

Ben Blushi ka shpërndarë një SMS në telefonat e miqve të përbashkët me Baton Haxhiun, ku tregon se si një “shpirtkatrani” gënjen nëpër tavolina për gjëra që Blushi nuk i ka thënë kurrë.

Duket se pas mandatit të katërt, miqtë e Ramës janë në luftë me miqtë e Lindës – dhe anasjelltas. Lufta për dashurinë e Ramës ka xhelozuar ata që pretendojnë se kanë “dashurinë” e Lindës dhe Olsit.

Ja SMS-ja e Ben Blushit për miqtë e tij dhe të Batonit:

Mesazhi i Ben Blushit:

Të dashur miq,

Dua t’ju them se prej më shumë se një viti nuk kam asnjë komunikim me Baton Haxhiun, kështu që çdo gjë që mund t’ju ketë thënë për mua, apo në emrin tim, është një shpifje e shëmtuar pa asnjë bazë.

Nuk është vendi të shpjegoj arsyet e kësaj sjelljeje që më ka lënduar, sepse kjo përpjekje do të meritonte një analizë psikologjike, për të cilën nuk dua të harxhoj asnjë minutë.

Duke mësuar çfarë ka “katranosur” për mua, kudo ku ulet, me një pasion prej provinciali dhe me kurajën e një shpirtkatrani, kam humbur çdo shpresë se karakteri i tij i shtrembër mund të vetëkorrigjohet, prandaj u detyrova ta ndaj me ju këtë bezdi të vogël.