Ballina Kulturë Sukses i madh i shfaqjes ARKA me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin...

Sukses i madh i shfaqjes ARKA me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin Ndërkombëtar Teatror “MOLDFEST” 2025, Chishinau, Moldavi, edicioni XIII

13
0

Me rastin e edicionit XIII të Festivalit Ndërkombëtar Teatror “MOLDFEST” 2024, në Kishineu, kryeqytetin e Moldavis, Mentor Zymberaj me shfaqjen ARKA, ne te cilen eshte autor, aktor dhe regjisor nominohet LAUREAT i Festivalit MOLDFEST. Ky eshte nje tjeter sukses i shfaqjes ARKA ne Arenen Nderkombetare, Festival i cili u realizua nga 23 – 29 qershor 2025. Është nga herat e rralla që skena kosovare teatrale prezantohet zyrtarisht në një festival ndërkombëtar në Moldavi, shtet i cili ende nuk e ka njohur Kosovën.

Pjesëmarrja jonë me shfaqjen ARKA ishte shumë e sukseshme duke u nominuar LAUREAT në mesin e shumë shteteve tjera të botës, si dhe duke u vlerësuar lartë artistikisht nga grupi i ekspertëve të Festivalit, si dhe nga artistët dhe pjesëmarrësit ndërkombëtar dhe vendor të kryeqytetit të Moldavisë, Kishineu.

Ftesa zyrtare dhe pjesëmarrja e artit dhe artistëve kosovar në një festival prestigjioz ndërkombëtar sic është festivali “MOLDFEST” 2025, në Kishineu, kryeqytetin e Moldavis, është përfitim i madh i artistëve kosovar dhe poashtu edhe institucioneve të artit e të kulturës të Kosovës.

Pjesëmarrja e shfaqjes “ARKA” në festivalin “MOLDFEST 2025” në Moldavi, ësthë ngjarje me rëndësi të madhe për artistet, audiencën, mediat dhe skenën kosovare në vecanti.

Deri me tani shfaqja ARKA eshte prezantuar ne shume Festivale Nderkombetare Teatrore dhe eshte vleresuar dhe nominuar me Cmime Prestigjioze.

Falemderojme MPJD, me rastin e bashkepunimit dhe perkrahjes ne Festivalin MOLDFEST.

ARKA është realizuar nga Shtëpia Teatrore Filmike AKT, Prishtinë

Autor, regjisor dhe aktor: Mentor Zymberaj

ARKA trajton temen e shpernguljes se te rinjve per te ndihmuar familjen dhe sakrifica per njeri tjetrin…

Ngjarie ndodhe ne nje familje shqiptare ne Kosove…

Pasi qe vellau me i vogel ne familje ishte semur rende dhe nuk kishte mundesi sherimi ne vendin e tyre, vllau i madhe nderpren studimet para diplomimit dhe vendos te niset ne gyrbet te punoje cfaredo, vetem te gjeje mundesi te sherimit te vellaut te vogel. Ne kufinjte e Evropes duke kalur ilegalisht zihet dhe burgoset. Pasi te merre vesh se vllau i vogel kishte nderruar jete rrebelohet edhe me shume duke iu vazhduar dhe iu zgjatur burgjet me vite e vite. Pasi te jete kthyer pas ca vitesh ne shtepi gjene vetem arken e nanes ne shtepine e vjeter, dhe nuk gjene asnje te gjalle…

Nga nje familje e zellshme dhe e lumtur rrenohet cdo gje…

Menjeher pas vdekjes se djalit me te vogel, Mirit, i cili kishte vetem 6 vjet, babai nuk mundi ta perballoj vdekjen e djalit te vogel. Vdes shume shpejte. Vajza, Mira 17 vjece e merzitur per vdekjen e vllaut te vogel dhe babait te saj, merre veprat e babait dhe ike larg vendit e mllefosur nga mos interesimi i vendit te tij per veprat kolosale kombetare te babait te saj. Ajo pas ca vitesh perkthen veprat e babait duke e lansuar ne ne nivele boterore punen e babait te saj, por nuk kthehet ne shtepi. Nena pas shume vitesh pritjeje vdes me mallin e te gjitheve. Lene amanetin per djalin e madhe ne ARKEN e saj dhe familjes se tyre, duke shpresuar se nje dite do te kthehet ne shtepi…

Kur djali kthehet gjene vetem arken e nanes ne dhomes e saj. Pos kujtimeve dhe gjesendeve te familjes ku shpalos kujtimet me malle, aty gjene edhe letren lamtumirese te nanes…

Ajo kekrkon nga i biri te mos e leshoj vendin dhe te krijoj familje te lumtur ne vendin e vet, duke mos harruar familjen, Mirin, Miren, babain dhe nanen…

Dhimbja dhe mallengjimi ishte i madhe…