Ballina Ekonomia Hidhet shalqiri, Adriatik Lapaj në fshatin Imshë të Lushnjës: Fermerët duhen mbrojtur,...

Hidhet shalqiri, Adriatik Lapaj në fshatin Imshë të Lushnjës: Fermerët duhen mbrojtur, jo injoruar

13
0

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, vizitoi sot fshatin Imshë në Bashkinë Lushnjë, një zonë bujqësore e njohur për prodhimin e shalqirit, ku takoi fermerin 21-vjeçar Kristianin, i cili ka mbjellë 10 hektarë tokë me prodhim por është përballur me një krizë të thellë për shkak të mungesës së tregut.

‘Jemi këtu në fshatin Imshë të Bashkisë Lushnjw, një zonë bujqësore që merret me prodhimin e bostanit.

Jam këtu me Kristianin, një i ri njëzet e një vjeçar, që është kthyer për të mbjellur dhjetë hektarë tokë dhe sot ka probleme me tregun.

Çfarw problemi ka?

Tregu këtu, në fshatin Imësh nuk shitet shalqiri.

Me sa e marrin sot?

Nuk është se po shitet me asnjë lloj çmimi.

Po me sa ka qenë maksimumi këtu, me njëqind lekë?

Me njëqind lekë, njëqind e njëzet lekë.

Pra, ai që merrni ju me pesëqind, gjashtëqind në Tiranë e në gjithë Shqipërinë, këtu merret te  fermeri, për një copë bukë që nuk i mbulon as koston.

Kemi mbjellë dhjetë herë këtë shalqi e kemi hedhur rreth shtatë milionë lekë.

Edhe këtu nuk do të mbajmë dot as lekët tona, as gjysmat e lekëve tona me saktë.

Shalqiri këtu ka marrë fund.