Është inauguruar godina e re e Konsullatës së Përgjithshme Greke në Shqipëri, ku u përcollën mesazhe miqësie mes dy popujve.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis i cili tha se “politikat e ndryshimit të kufijve i përkasin të kaluarës”.
Gerapetritis: Politikat e ndryshimit të kufijve i përkasin të kaluarës
“Politikat e ndryshimit të kufijve i përkasin të kaluarës. Sot na bashkon një histori e përbashkët, vlera të përbashkëta dhe sidomos minoriteti grek, i cili është një urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Ashtu siç do të shkruante Seferis, historitë e vjetra nuk i interesojnë njeriu”, ka thënë ai.
E ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani tha se Greqia ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm për Shqipërinë.
Ai e cilësoi ndërtimin e konsullatës si një akt që mishëron marrëdhëniet e reja mes dy vendeve, të bazuara në respekt dhe miqësi shekullore.
Hasani: Le të jemi brezi që ndërton partneritet të vërtetë
“Le të jemi brezi që ndërton një partneritet të vërtetë dhe të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Greqisë. Greqia ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm për Shqipërinë. Siç thoshte Seferis, urat nuk ndërtohen me cute por fjalë e kujtesë”, tha ai.
Godina e re e Konsullatës së Përgjithshme Greke në Korçë është një ndërtesë me rëndësi historike dhe simbolike, ku dikur ka shërbyer poeti i njohur dhe fituesi i Çmimit Nobel, Jorgo Seferis.







