Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Shkodër, ish kryetari i bashkisë ka reaguar pas protestës së tregtarëve të zonës së Zdrales ku pritet të ndërtohet një kompleks shumëkatësh.
“Kjo nuk është thjesht mungesë përgjegjësie, është braktisje e hapur e qytetarëve në një nga momentet më të vështira ekonomike që po kalon Shkodra”. “Kjo është fytyra e vërtetë e një bashkie që nuk i përfaqëson njerëzit”, shkruan Bardhi në një postim ne facebook.
Postimi:
Në vendin ku kanë ndërtuar jetën, tani do të ngrihet një kompleks shumëkatesh. Ndërsa zëri dhe mundi i tyre bie në vesh të shurdhët!
Privati ka të drejtën ligjore të zhvillojë pronën, por Bashkia ka detyrimin moral dhe ligjor të mos hedhë qytetarët në rrugë por të mendojë dhe të negociojë një zgjidhje që mbron edhe interesin jetik të rreth 300 familjeve!
Në vend të zgjidhjes, Bashkia e Shkodrës ofron shfajësime. Justifikimi se është një “hallkë e tretë” është tallje me qytetarët, sepse si pushtet vendor ka detyrimin të ndërmjetësojë, të propozojë alternativa dhe të gjejë zgjidhje. Kjo nuk është thjesht mungesë përgjegjësie, është braktisje e hapur e qytetarëve në një nga momentet më të vështira ekonomike që po kalon Shkodra. Kjo është fytyra e vërtetë e një bashkie që nuk i përfaqëson njerëzit!
Ndërkohë Beneti si zakonisht nuk është pothuaj kurrë në zyrë as për ti pritur…







