Ballina Opinion Elbasani po mbytet në tym e blozë, ndërsa Edi Rama me propagandë...

Elbasani po mbytet në tym e blozë, ndërsa Edi Rama me propagandë po na vret

0
5

Nga Mirela Karabina

Prej 6 ditësh, flakët dhe tymi kancerogjen mbuluan Elbasanin, ndërsa ndotja mjedisore vazhdon në tokë, lumim Shkumbin dhe ajër.
Qytetarët jetojnë nën avujt e helmit nga të gjithë anët, ndërkohë që inceneratori famëkeq që u ndërtua për “zgjidhje”, është një monument korrupsioni që nuk punon, por ndot e vret jetë dhe gllabëron lekë.
Edi Rama është përgjegjësi numër një i kësaj vjedhje të shekullit që ka shkatuar këtë masakër mjedisore!
Dhe, në vend që të vij vetë e t’i kërkojë falje elbasanllinjëve të helmuar, Rama dërgon sot si “kofini pas të vjelës” dy ministra “kukulla”për propagandë, atë të Rendit dhe të Mbrojtjes. Ai i Mjedisit nuk begenisi të vinte.
Me kamera e foto me ngjyra e pompozitet thua se nuk ishin në zemër të krimit qeveritar, në plehrat që vrasin çdo ditë, ministrat nuk folën dot për zgjidhje por rrotulluan gjuhën.
Ç’të thonë të zinjtë, incerenatori i vdekjes flet vetë, ai vetëm gllabëron lekë dhe vret jetë.
Po ku është vetë Rama?
Pse nuk ka guxim të vijë në Elbasan e të na tregojë se deri kur do të helmohet ky qytet?!
-Edi Rama, mos dërgo ministra për propagandë, hajde vetë në zemër të tymit dhe të helmit që ke prodhuar vetë se nuk do të gjejë gjë kaq shpejt!
-Tregoji Elbasanit dhe elbasanllinjve pse duhet të presin edhe një ditë më shumë për sigurinë e jetës e ajër të pastër!
-Tregoji pse nuk punon incerenatori i vdekjes që gallbëron lekë dhe jetët e qytetarëve!
-Ki kurajo, bëhu njëherë burrë mos u vërdallos në Vlorë, Fier e Durrës dhe të sillesh si sulltan atje, hajde në Elbasan se i lau me shpejtësi e në fshehtësi, rrugët e nxira nga bloza kryetari i Bashkisë.
Elbasani është turpi i kësaj qeverie, është simboli i:
-korrupsionit sistemik që nuk njeh kufij;
-shkatërrimit të mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve;
– mashtrimit me investimet në emër të ekologjisë të cilat kanë prodhuar helm dhe jo zgjidhje.
Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit të Edi Ramës:
– miliona euro të vjedhura;
– qytetarë të pambrojtur dhe të helmuar;
– një qytet që po vdes ngadalë nën pluhurin, tymrat dhe heshtjen;
– një qytet që po zhduket nga babëzia e qeverisë.
Mirë deputetët e PS-së, po këta deputetët e PD-së Elbasan, ku janë këta, opozita medemek?
Në vend të jenë me qytetarët të grenë këtë kauz dhe të kërkojnë zgjidhje, heshtin, janë zhdukur e nuk duken gjëkundi.
E kanë lënë Edi Ramën të qetë të vjedhë rehat.
Por, deri kur më do të vazhdojë kjo situatë, deri kur?
Qyteti kërkon zgjidhje, urgjente madje.