Nga Lutfi Dervishi
Oh Captain! My Captain!
Lamtumirë, Kapiten!
Arben Alamani, 51 vjeç, kapiten i një anije turistike në liqenin e Shkodrës, u hodh sot në ujë për të shpëtuar dy turistë të huaj nga mbytja. Ia doli. I nxori të gjallë nga kthetrat e vdekjes.
Por vetë… nuk ia doli dot.
Kapiteni nuk hezitoi asnjë sekondë për të ndihmuar pasagjerët e tij, por nuk arriti të ndihmojë veten.
Kapiteni që duhej të sillte anijen në mol, u ankorua përjetë jo vetëm në kujtimet e turistëve që shpëtoi.
Kapiten,
Ti nuk e ke titullin “Nderi i Kombit”.
Por kombi nderohet kur ka njerëz si ti.
U preh’sh i qetë Kapiten!