Një grup shkencëtarësh francezë ka zhvilluar një teknikë të re të quajtur imazheri matricore, që u lejon të shohin më qartë strukturat e brendshme të vullkaneve – deri në 10 kilometra thellësi, me një saktësi të lartë.
Kjo metodë, e ngjashme me teknikat mjekësore të skanimit, kombinon të dhënat sizmike nga disa pajisje të quajtura gjeofonë, për të ndërtuar një “pamje” më të qartë të asaj që ndodhet poshtë sipërfaqes së tokës.
Eksperimentimi u bë në vullkanin La Soufrière në Karaibe, ku u zbuluan disa shtresa të thella magme dhe mënyra se si ato lidhen me pjesë të tjera të sistemit vullkanik.
Këto zbulime mund të përmirësojnë ndjeshëm parashikimin e shpërthimeve, duke i dhënë komuniteteve kohë të mjaftueshme për të reaguar dhe për të shpëtuar jetë. Për më tepër, teknologjia mund të përdoret edhe mbi të dhënat ekzistuese, pa pasur nevojë për pajisje të reja. Një hap i madh në kuptimin e brendësisë së Tokës dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore.