Policia e Delvinës ka vënë në pranga Jakup Mehmetin, 61 vjeç, në kuadër të operacionit “Koordinata”.
Ai kishte kultivuar bimë narkotike në kopshtin pranë banesës.
Për ujitjen e tyre kishte ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit. Gjithashtu, në banesën e tij u konstatuan ndërtime të paligjshme.
Njoftimi i policisë:
Delvinë/Kontrolle intensive në zbatim të planit operacional “Koordinata”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar bimë narkotike Cannabis Sativa, në kopshtin afër banesës së tij, vihet në pranga 61-vjeçari, Jakup Mehmeti.
61-vjeçari kishte kishte ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit, për të siguruar ujitjen e bimëve narkotike, si dhe kishte kryer ndërtime të paligjshme, në banesë.