Ballina Kronika DURRES/ Kapet në flagrancë në banesën ku kishte fshehur lëndën narkotike dhe...

DURRES/ Kapet në flagrancë në banesën ku kishte fshehur lëndën narkotike dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

99
0

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Banesa”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. K., 30 vjeç, banues në Durrës.

Bazuar në informacionet e siguruara se ky shtetas posedonte një sasi lënde narkotike të cilën e kishte fshehur në një banesë të pabanuar afër banesës së tij, në lagjen nr. 8, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë shtetasin E. K., në momentin që ai po tentonte të merrte lëndën narkotike.

Lënda e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë 8 kilogramë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.