Ballina Kronika Librazhd/ Përleshje mes 4 vëllezërve dhe pesë të tjerëve në një lokal,...

Librazhd/ Përleshje mes 4 vëllezërve dhe pesë të tjerëve në një lokal, dy të arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim

8
0

Një konflikt i dhunshëm mes katër vëllezërve dhe pesë shtetasve të tjerë është parandaluar të përshkallëzojë më tej falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Librazhdit. Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në fshatin Dragostunjë, ku si pasojë e dhunës, pesë persona mbetën të lënduar, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi në flagrancë I. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 31 vjeç, ndërsa V. Xh., 38 vjeç dhe K. Xh., 35 vjeç, janë shpallur në kërkim. Të katërt janë vëllezër dhe akuzohen për “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Prishje të qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe kamerierja e lokalit, shtetasja E. G., 50 vjeçe, e dyshuar për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në provat në vendngjarje.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ndodhi më 9 korrik, kur për motive të dobëta, katër vëllezërit kanë sulmuar me grushte dhe mjete të forta pesë shtetas: A. N., B. B., E. A., F. F. dhe M. F.

Policia vijon punën për kapjen e dy personave në kërkim, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.