Ballina Politika Evi Kokalari: Disa pyetje që kërkojnë përgjigjie, për flokët e Ervin Salianjit

Evi Kokalari: Disa pyetje që kërkojnë përgjigjie, për flokët e Ervin Salianjit

14
0

Ervin Salianji, gjatë kohës që ka qenë në burg, ka mbjellë flokët dhe ka rregulluar dhe hundën.

Këto operacione kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh, pasi Salianji ka qenë në burg, jo me pushime, që të merrej me ndërhyrje estetike.

Aktivistja Evi Kokalari ka disa pyetje.

“Ju lutem, më shpjegoni, kjo historia e mbjedhjes së flokëve të qumështorit në burg është e vërtetë apo jo?

Nëse po – dua te di të gjithë procedurën, kush e dha lejen, kush shkoi dhe si u realizua?

Kjo është pyetje serioze dhe nuk jam duke u talluar, pavarësisht që më trazohet stomaku kur shoh meshkuj që bëjnë mbjedhje dhe lyerje flokësh!

Me që ra fjala, ka një arsye pse bëjnë mëkate të tilla.

***

Hej, kush është drejtor burgu në Shqipëri?

Dua përgjigje, si i mbolli flokët në burg ky? Diçka nuk shkon me sistemin.

***

Oh, dhe një gjë të fundit:

Më duhet çmimi i procedurës dhe a ka kosto shtesë për ti shkuar dikujt në burg për t’ja bërë? Ku i gjejnë paratë këta ish-deputetët e papunë?

E kam fjalën për qumështori + tullumbacin.

Shihni kur të thotë mi pagoi mami!!

***

Ndoshta, njëri nga gardianët e burgut të Fierit e shikon dhe më shkruan privatisht. Premtoj konfidencialitet absolut.

Unë o marrë përgjigje, o vdes”, shkruan ajo.