Ballina Politika PD ankimon në Kolegjin Zgjedhore rezultatet e qarqeve Tiranë, Durrës, Fier dhe...

PD ankimon në Kolegjin Zgjedhore rezultatet e qarqeve Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan

15
0

Edhe Partia Demokratike ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor qarqet Tiranë, Durrës, Fier Elbasan, përvec padisë më vetë të bërë nga Aulon Kalaja.

Por këtë rrugë PD e ka provuar në Kolegj edhe 8 herë të tjera për 11 majin, dhe ka dështuar. Koelgji ka lënë në fuqi zgjedhjet e 11 majit për 8 zonat e tjera zgjedhore duke shuar shpresat e PD-së për shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme.

Opozita ngul këmbë se më 11 maj u zhvillua një farsë elektorale, ku zgjedhjet u manipuluan, pasi PS përdori administratën dhe bandat për të ruajtur pushtetin.

Provat e paraqitura më herët nga PD, në Kolegj dhe KAS nuk i bindën instancat ankimuese, të cilat në të gjitha rastet i kanë rrëzuar demokratët.