Ballina Aktualitet U rikthye nga emigracioni për Thethin/ Harusha i drejtohet Ramës: Mbaj premtimin

U rikthye nga emigracioni për Thethin/ Harusha i drejtohet Ramës: Mbaj premtimin

20
0

Klodian Harusha, një 23-vjeçar nga Thethi i cili u kthye nga emigracioni për të investuar në fshat kursimet e tij minimale nga puna në Itali por fadromat e IKMT kanë vënë në listë shembjen e ndërtesës ende pa e përfunduar. 23-vjeçari sakrifikoi duke fjetur në këtë rulotë të vjetër ndërsa mori një kredi prej 30 mijë euro.Tashmë bashkë me gjobën e IKMT borxhi i të riut shkon në afërsisht 90 mijë euro.

“Unë jam Klodian Harusha, 23 vjeç. Jam banor i Thethit. Kam investuar këtu. Kam qënë emigrant. Kam luajtur si futbollist në Itali për 6 vite. U ktheva me idenë se ka të ardhme dhe këtu por fatkeqësisht më duket nuk ka. Kam ardhur me rreth 7 mijë euro të kursyera. U ktheva me fjalën e kryeministrit sepse tha kthehuni të rinjtë e investoni në tokat e të parëve tuaj. Unë u ktheva. Jam munduar me krijuar një jetesë në vete. Kjo këtu ka 1 vit që pikon është me nipt e çdo gjë. Jam sorollat në bashki, asnjë info për paketën e maleve.Më ka nxjerrë edhe jashtë në bashki tu më than shko kërko kund tjeter informacion. Kryeministri tha vjet e kemi miratuar paketën e maleve. Unë bëra dicka druri e cila mund të çmontohët për 2 orë. Kanë ardhur më kanë vendosur 58 mijë euro gjobë e më thanë do shembet bashkë me lokalin që ka 2 vite me nipt e çdo gjë.Është ndërtesë 1 kat e gjysëm dhe është vënë gjobë e tillë.Jam i zhgënjyer kam ardhur me kriju një jetë këtu, sot jam 95 mijë euro borxh e nuk di nga të ia nisi. Jam munduar me investu në tokën time, kisha dasht një rrugë zgjidhje.”

Në fund i riu ka edhe një mesazh për kryeministrin Rama i cili e thirri për tu kthyer nga emigracioni e sot po e dëbon sërish.

“Kryeministrit do i kisha thënë të vejë në zbatim fjalët që ka thënë për të rinjtë.Rruga e vetme duket se është me ik si të gjithë të tjerët. Nese e shembin do iki nuk kam cfarë të bëj më këtu.Thethjanë me toka të xanuna nuk ka, jemi prej 5 shekujsh këtu. Është turp me qujt tokat e Thethjanëve toka të xanuna, këtu po bahet një katastrofë”.

Aksioni i IKMT vijon në ditën e pestë me prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit.