Ballina Europë Ky është vendi europian që do goditet më ashpër nga tarifat!

Ky është vendi europian që do goditet më ashpër nga tarifat!

11
0

Gjermania dhe Irlanda konsiderohen  dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave të larta të SHBA-së.

Kur presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi një tarifë të re prej 25% për importet e automjeteve dhe pjesëve të tyre në prill, shumë shpejt, sytë u kthyen nga Gjermania si vendi i bllokut europian me humbjet më të mëdha.

Sipas organizatës kërkimore Bruegel me seli në Bruksel, tarifat mund t`i kushtojnë asaj 0.4% të GDP-së në periudhën afatgjatë.

BE-ja ka nxituar të punojë drejt një marrëveshjeje tregtare me Uashingtonin, mes raporteve se tarifat farmaceutike mund të mbërrijnë deri në nivelin shokues 200%. Teksa pritet një ujdi mes dy palëve, detaje të reja kanë dalë në dritë, të cilat mund ta vendosin Irlandën, Danimarkën dhe Belgjikën, si dhe vende të tjera, në shënjestër nëse shënjestra e radhës së Washingtonit do të jetë sektori farmaceutik.

Ndikimi i përgjithshëm në ekonominë evropiane do të varet nga norma aktuale e tarifës që vendos SHBA dhe përgjigja e BE-së, por goditja nuk do të shpërndahet në mënyrë të barabartë. Sipas Bruegel, ekonomia e BE-së si e terë po përballet me pasoja të rëndësishme, por të menaxhueshme makroekonomike. Produktet farmaceutike përbëjnë 15% të eksporteve të mallrave të BE-së në SHBA.

Pas tyre vjen sektori i automjeteve. Ky i  fundit është për momentin më i cënueshmi drejtpërdrejtë nga masat tregtare të Trumpit. Ekonomia gjermane mbështetet shumë në këtë sector. Sipas Andreë Hunter, Drejtor i Asociuar dhe Ekonomist i Lartë në Moody’s Ratings. Ne presim që rritja e GDP-së së saj të fillojë rënien në tremujorin e dytë dhe të tretë”, theksoi ai.