Ballina Sport Kampionet në fuqi kanë ende shpresë për kualifikim, Uellsit i duhet një...

Kampionet në fuqi kanë ende shpresë për kualifikim, Uellsit i duhet një mrekulli

13
0

Në “Arena St.Gallen” Anglia, kampione e Europës në fuqi, sfidon Uellsin në një situatë të vështirë.

Kombëtarja në fjalë do të ketë mundësi që të vazhdojë rrugëtimin në “Zvicër 2025” nëse mund Uellsin.

Nëse Anglia merr vetëm një pikë atëherë për tu, kualifikuar i duhet që Holanda të mos mposhtë Francën. Anglia do të kalonte më tej nëse shmang humbjen me diferencë katër gola e lart dhe nëse Holanda mundet nga Franca. Anglezet kanë ende shans të mbyllin në vendin e parë këtë grup nëse fitojnë përballë Uellsit dhe Holanda mmund Francën me më pak se shtatë gola.

Nga ana tjetër edhe Uellsi ka shanset e veta për kualifikim nëse mund Anglinë me katër a më shumë gola diferencë dhe Holanda mund Francën.

Komisarja teknik e Anglisë, Sarina Ëiegman, tha: “Shpresoj që përballë Uellsit të kemi nën  kontroll topin dha ta luajmë shpejt atë pasi në këtë mënyrë do të bëjmë që rivalet të humbin shumë energji. Duhet të tregohemi të sakta përpara portë ndërsa nuk duhet që të lejojmë shumë hapësira mes reparteve”.

Komenti i komisares teknike të Uellsit, Rhian Ëilkinson, ishte: “E dinim që në fillims e ky grup do të na testonte dhe të na tregonte limitet. Anglia ka një ekip të madh dhe ne e dimë këtë fakt. Për ne është një shans i artë që të japim maksimumin”.