Ballina Aktualitet “Kompleksi Partizani”/ Ish presidenti Alfred Moisiu: Toka ka qenë blerë nga italianët,...

“Kompleksi Partizani”/ Ish presidenti Alfred Moisiu: Toka ka qenë blerë nga italianët, drejtësia të gjejë dokumentet

0
19

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur pikëpyetje mbi administrimin e dokumenteve të pronësisë dhe mënyrën si abuzohet me to në vendin tonë. Në një intervistë në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Moisiu u ndal te rasti i pallateve “Partizani”, duke theksuar se mungesa e dokumenteve ka hapur rrugë për abuzime.

“Drejtësia e re duhet të jetë më e kujdesshme, po të nxjerrësh faktet s’mund të thonë se këto gjëra nuk ekzistojnë. Të marrim grupin e pallateve Partizani, ajo ka qenë tokë e blerë nga italianët. Tani se ku janë dokumentet unë nuk i di.

Nuk bëhet asgjë pa dokumente. Edhe nëse nuk janë këtu, gjenden në Itali. Arkivat të shkojnë dhe t’i marrin, t’i mbyllin gojën.”

Sipas Moisiut, në mungesë të një administrate të rregullt, prona mund të shitet disa herë duke krijuar kaos dhe pasiguri pronësore: “Të marrësh ta shesësh disa herë se administrata nuk është e rregullt dhe nuk gjen dokumentet, kjo nuk është e drejtë. Këtu bëhen disa gjëra që bëhen ashiqare”, tha ish-presidenti.