Ballina Politika “PD përballë makinerisë shtetërore”/ Bylykbashi: Do e shporrim Edi Ramën, i ka...

“PD përballë makinerisë shtetërore”/ Bylykbashi: Do e shporrim Edi Ramën, i ka ditët e numëruara

227
0

Deputeti dhe drejtuesi politik i PD-së në Durrës, Oerd Bylykbashi ishte i pranishëm këtë të martë në një takim në qytetin bregdetar si pjesë e turit të ‘Foltores’.

Në fjalën e tij, Bylykbashi tha se misioni i demokratëve mbetet përballja me qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Bylykbashi u ndal edhe te protestat e përjavshme që zhvillohen nga opozita, që sipas tij, do të vijojnë deri në vendosjen e një qeverie teknike.

“E kemi rinisur me takimet për të ngritur zemrat peshë, në mënyrë që përballemi ballas e dhëmbë për dhëmbe me një pushtet e regjim si të Edi Ramës dhe ta shporrim. Është detyra jona që këtë betejë ta çojmë deri në fund. Ditët e regjimit të Ramës janë të numëruara. Duhet vetëm që ne të bëjmë çdo gjë për të rrëzuar. Po bëhet 1 vit nga zgjedhjet e 11 majit. Ju keni qenë pararoja e rezultateve të PD-së në Durrës. Jemi përballur me ditë të vështira të PD-së dhe keni dalë fitues,. Për këtë, si drejtues i Qarkut Durrës, iu jam falënderues. Përballë me të gjithë makinerinë shtetërore, pa i lënë asgje rastit dhe kjo tregon se nëse ne punojmë fort, jam i sigurt se me situatën që po zhvillohet dhe përjavë po e trgojmë me protestat. Protestat e ardhshme do të çojnë në një qeveri teknike dhe PD fiton në zgjedhjet e ardhshme”,-tha Bylykbashi.