Ballina Aktualitet Shtohen telefonatat tek Urgjencat! Brataj: Temperaturat e larta rëndojnë shëndetin tek të...

Shtohen telefonatat tek Urgjencat! Brataj: Temperaturat e larta rëndojnë shëndetin tek të moshuarit

15
0

Telefonat bien më shpesh se zakonisht.  Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore thirrjet për ndihmë janë shtuar.

Kryesisht  të moshuarve e të sëmurëve kronikë vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin  iu ka rënduar shëndetin.  Nuk kanë munguar as fëmijët që kanë pasur nevojë per ndihmë mjekësore.

“Thirrjet janë 200 – 300 në ditë, më shumë se muaji kaluar,  rreth 15 – 20 misione më shumë  sa I përket numrit të vizitave në banesë nga personeli.

Rreth  15% është vetëm  presioni arterial, shumë I përhapur, ka herë pas here kriza hipertensive.

15%  virozat dhe gastrointeritet që shfaqen me temperaturë, me të vjella, me dhimbje koke, gjendje febrile, dehidratime dhe  rreth 9.5% janë pickimet dhe alergjitë.”

Por ndryshe nga muajt e mëparshëm urgjencat më së shumti  janë zhvendosur nga Tirana  në bregdet.  Numri I vizitave  që kryhen  në  disa prej  qendrave shëndetësore verore  sipas   Drejtorit të Urgjencës Kombëtare është I ngjashëm me atë të një spitali.

“Në Tiranë jemi pak më pak se kemi një spostim te popullsisë, por sidomos zonat bregdetare që kanë më shumë thirrje dhe misione.

“Kemi qendra shëndetësore që funksionojnë si spitale realisht, Velipoja që është në vend të parë me 1 mijë 770  vizita në qershor qe I bie rreth  50 në ditë, Shëngjini me 1500 -1600, plazhi I Durrësit,  Drimadha,  Ksamili, kanë më shumë rolin e spitaleve sesa të ashtuquajtura  qendra shëndetësore.

Mbi 16 mije vizita  4386 janë turistë të huaj,   26% të huaj 74% shqiptarë.

Ka pas referime per spitale, 3.15%  e atyre qe kanë shkuar kanë pas nevojë për vlerësim më të detajuar.”

Përballë  temperaturave të larta  drejtori I Ugjencës Kombëtare iu këshillon qytetarëve.

“Nëse ka ekspozim të gjatë në diell veç të vjellave, lodhje, këputje dhe konfuzion sigurisht që  duhet të marrë në telefon 127 për të dhënë jo vetëm një rekomandim, por dhe për të shkuar në vendngjarje se këto persona janë në vështirësi të eleminojnë  lagështinë që prodhon organizmi.”