Ballina Ekonomia Skema e mashtrimit, drejtuesit e “Bankers” me pagë 1 milion euro

Skema e mashtrimit, drejtuesit e “Bankers” me pagë 1 milion euro

0
12

Kompania konçensionare “Bankers Petrolium” është në akuzë nga Prokuroria e Fierit për skemë mashtrimi për t’ju shmangur detyrimeve tatimore prej 20 vitesh aktiviteti në Shqipëri.

Të dhënat flasin se në dy dekada aktiviteti, kompania ka kapital negative, pra deklaron më shumë shpenzime se të ardhura, duke shmangur në këtë mënyrë pagesa e tatim fitimit në shtet.

Këtë e ka bërë duke deklaruar fatura të rritura për çdo shpenzim që ajo  kryen.

Por një tjetër skemë mashtrimi, sipas ekspertëve fiskal është fakti se drejtori i kompanisë deklaronte një pagë 1 milion euro në vit.

“Drejtori i Përgjithshëm kishte një pagë vjetore 1 milion euro. Sigurisht shumë kush nuk e beson këtë pagë, por sipas ligjeve në fuqi nuk e ndalon dot. Duket sikur nëpërmjet pagës paratë e pasurisë së shqiptarëve janë kanalizuar drejt pronarëve përfitues, që janë në kontinentin aziatik. Pra pagat janë një mekanizëm për të çuar paratë atje ku duan dhe ky fakt mbetet i vështirë nga administrata tatimore për tu  kontestuar”, tha Edvin Stefani, ekspert fiskal.

Në 20 vite aktivitet, kompania konçensionare ka ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme nivelet drejtuese menaxheriale dhe teknike, të cilët paguheshin me paga të majme.

Paralelisht të gjithë proceset e punës që kryheshin me nënkotraktor kishin fatura të pajustifikuara që prokuroria ka dyshim se qëllimi ishte për të mos deklaruar fitim. Sipas ligjit nëse kompania do të dilte me fitim, ai do të ndahej 50 me 50 me shtetin.