Ballina Slider ​Xavi: Do ta dominojmë dhe mposhtim Realin në finale

​Xavi: Do ta dominojmë dhe mposhtim Realin në finale

51
0

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez ka thënë se ata do ta mposhtin Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës, pasi pretendoi se skuadra e tij e meritonte të fitonte në takimin e fundit.

Barcelona u përball me Osasunën në gjysmëfinalen e Superkupës të enjten, duke shënuar një fitore të rehatshme 2-0. Fitorja e blaugraneve sjellë një përsëritje të finales së vitit të kaluar, ku Blaugranët mundën Los Blancos me rezultat 3-1.

Pas ndeshjes, Xavi u shpreh i bindur se skuadra e tij do ta fitojë këtë trofe.

“Unë mendoj se në El Clasicon e ligës, ne dominuam pjesën më të madhe të ndeshjes. Mund ta krahasoj atë me finalen e sezonit të kaluar. Mendoj se ne mund t’i dominojmë ata dhe ta fitojmë. Superkupën”, tha spanjolli.

Herën e fundit që të dy skuadrat u takuan, Madridi realizoi një rikthim mbresëlënës në pjesën e dytë, me një dygolësh të Jude Bellingham që vulosi një fitore 2-1. Barça ka pasur vështirësi që atëherë dhe e ka gjetur veten shtatë pikë prapa Los Blancos në garën për titull në La Liga.

Barça do të përballet me Madridin të dielën në mbrëmje, me një shans për të mbrojtur kurorën e Superkupës. Pas kësaj, ata do të udhëtojnë në Unionistas në raundin e 16-të të Copa del Rey.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu