Ballina Aktualitet “Tradhtarë! Mos më prek me dorë!”/ Pamje nga përplasja e protestuesve me...

“Tradhtarë! Mos më prek me dorë!”/ Pamje nga përplasja e protestuesve me policinë. Vajzat në rreshtin e parë(VIDEO)

38
0

Tradhtarë! Mos më prek me dorë! Çfarë po bëni? Këto janë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar përplasjet e forta mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë.

Në pamjet nga protesta shihen momente tensioni, ku vajzat ndodhen në rreshtin e parë të përballjes me efektivët, duke kundërshtuar ndërhyrjen e policisë dhe përpjekjet për t’i larguar nga bulevardi.

Situata është tensionuar vazhdimisht gjatë mbrëmjes, ndërsa ndërhyrjet e policisë për të penguar bllokimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë shoqëruar me shtyrje, përplasje dhe shoqërime të protestuesve.

Më herët, disa gra dhe vajza janë shoqëruar nga efektivët, duke shkaktuar reagimin e qytetarëve të tjerë, të cilët janë përpjekur të pengojnë largimin e tyre.

Tensionet janë përshkallëzuar më tej kur protestuesit u kanë dalë përpara furgonëve të policisë për të ndaluar shoqërimet, ndërsa disa prej automjeteve janë qëlluar me bojë. Gjatë përplasjeve është raportuar edhe për një qytetare që është ndier keq.

Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë dhe tensioneve të përsëritura, qytetarët kanë vijuar protestën në ditën e 171-të të mobilizimit kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike në vend.