Tensionet duket se janë përshkallëzuar gjatë protestës pasditen e sotme pranë kryeministrisë.
Policia nuk ka lejuar zhvillimin e protestës edhe pse qytetarët kanë qenë tërësisht paqësorë. Forcat e policisë i kanë rrethuar duke i shtyrë herë pas here qytetarët në trotuar.
Situata në protestën e 171-të kundër qeverisë është tepër shqetësuese.
Policia, pasi ka bllokuar protestuesit në një cep të bulevardit (në trotuare) ka nisur reprezaljen, me shoqërime.







