Lamine Yamal festoi ditëlindjen e 18-të të tij. Natyrisht, ylli i Barcelonës, ashtu siç bën zakonisht, kishte organizuar një festë, teksa për të marrë një ftesë, vajzat duhet të plotësonin disa kushte. Më konkretisht, Claudia Calvo, e cila punon në mediat sociale, ishte e ftuar në një emision televiziv, teksa u shpreh se po kërkonin gra bionde me përmasa shumë specifike të gjoksit.
“Më kërkuan të merrja pjesë në festën e ditëlindjes së Lamine Yamal. Ofronin mes 10 mijë dhe 20 mijë euro për të shkuar, por nuk e di çfarë prisnin nga ne. Po kërkonin gra bionde me përmasa shumë specifike të gjoksit. Nuk lejonin të merrnim telefonat me vete.
Kam pamje të ekranit të gjithçkaje, bisedat, detajet e vendndodhjes së jahtit dhe identitetin e personit që qëndron pas gjithë kësaj” – tha ajo.