Ditëlindja e 18 e sulmuesit të Barcelonës Lamine Yamal ka shkaktuar shumë zhurmë në Spanjë. Kjo sepse në festën private të futbollistit, i cili po mrekullon në fushën e lojës, morën pjesë me dhjetra persona të cilët vuajnë me nanizëm. Shoqata që mbrojnë të drejtat e tyre thonë se personat në fjalë janë punësuar për shfaqje argëtuese, duke cënuar të drejtat e tyre. Për këtë arsye ata kanë marrë veprime ligjore.
Jo vetëm kaq, por një modele në Spanjë tha se refuzoi 20 mijë euro për të marrë pjesë në festën e Yamal. Claudia Calvo pohoi se personat që e kishin kontaktuar kërkon bjonde me përmasa të caktuara trupore.