Në qarkun e Beratit kanë nisur dorëheqjet në rangun e drejtuesve të Njësive Administrative.
Kanë dhënë dorëheqjen 2 drejtuesit e Njësive Administrative Tërpan dhe Vërtop të Bashkisë Poliçan, si dhe 3 drejtuesit e Njësive Administratore; Kozare, Perondi dhe Lumas të Bashkisë Kuçovë.
Deri në këto momente, nuk ka asnjë dorëheqje në Bashkitë Berat, Skrapar dhe Dimal.
Në një komunikim me kryetarin e Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema, ky i ka deklaruar se nuk e sheh të arsyeshme në këto momente dorëheqjen e drejtuesve të njësive administrative apo drejtorëve, pasi i ka emëruar së fundmi në detyrë dhe duhet parë performanca e tyre.
Ndërkohë, sipas burimeve të gazetares Mimoza Sinanaj nga të katër bashkitë e tjera, konfirmohet se do ketë dorëheqje të drejtuesve të njësive administrative dhe drejtorëve në ditët në vazhdim dhe se deri tani nuk ka ndodhur pasi shumica janë me leje dhe pritet të kthehen.