Ballina Politika Siguria ushqimore – Braçe: Jo vetëm AKU-së, vetting gjithë inspektoriateve, deri te...

Siguria ushqimore – Braçe: Jo vetëm AKU-së, vetting gjithë inspektoriateve, deri te Tatimet e Dogana! Mandat të kufizuar për drejtorët

12
0

Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste, e sheh të domosdoshëm aksion e ndërmarrë për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e këtij sektori. Në një intervistë për Report Tv, Braçe flet për vetting jo vetëm të AKU-së, por për të gjitha inspektoratet.

Braçe u shpreh se AKU duhej të ishte pezulluar me kohë, teksa shtoi se inspektorët e këtij institucioni ndër vite nuk e kanë bërë punën e tyre si duhet.

“Duhet të ishe pezulluar me kohë. Unë kam qenë zëvendëskryeministër në qeverinë e këtij vendi, e natyrisht, e kam pasur autoritetin kombëtar të ushqimit çdo muaj në raport. Nuk e di sa muaj ka pa i thirrur kush në raport ata njerëz, për t’u kërkuar llogari për punën që bëjnë.

Nuk e kanë bërë punën e tyre siç duhet, në kohën që në kohën që unë isha zëvendës kryeministër dhe ndodhte ky procesi. Kur më sillnin raportimet, t’i shikoja që ishin për byrektore. Nëpër qebaptoret, jo se s’duhet shkuar atje, edhe atje duhet shkuar, po tek fabrikat e mëdhaja ku prodhohet ushqimi, tek depot e mëdhaja, ku magazinon, depozitohet ushqimi që vjen nga importi tek frigoriferët e mëdhenj”, tha Braçe.

Por, për Braçen kjo nuk duhet të ndalet me kaq. Ligjvënësi socialit propozon pezullim jo vetëm të AKU-së, por edhe të inspektoriateve të tjera, ku ndalet specifikisht tek ai për gazin e naftën. ‘Vetting’ propozon edhe për Tatimet e Doganat.

“Ligjin dhe rregullin në këtë vend nuk e shkel i vogli, e shkel më i madhi ai që ka para shumë. Mos ishte koha, nevoja që të pezulloheshin edhe funksionet e inspektoriateve të tjera. Për shembull, kemi një inspektoriat për naftën edhe për gazin. E ku shqiptarët ankohen sot e gjithë ditën për cilësinë e këtyre produkteve që blejnë në treg dhe që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë, jo vetëm në mjetet e tyre, po kanë një ndikim drejtpërdrejt mbi ambientin, mbi cilësinë e jetës, edhe cilësinë e ajrit.

Pra, ky lloj vetingu, a mos duhet bërë edhe tek të tjerët? Unë mendoj po. Dhe duhet të ndodhë tani, o bëhet tani, o nuk bëhet më i shtyrë në kohë. Pra, janë disa autoritete dhe inspektoriate që duhen vënë nën këtë vetting. Tani, a mos duhet të bëjmë vetting edhe në sistemin doganor, edhe në sistemin tatimor? A mos duhet të shkojmë deri atje?”, thekson Braçe.

Ndërkohë, deputeti i PS-së thotë se mandati i drejtorëve duhet të jetë i kufizuar dhe në nuk duhet të kenë më shansin që të emërohen nëpër institucione të tjera.

“Dhe a mos duhet që të fillojmë të normojmë kohën e ushtrimit të funksioneve nga këta njerëz? Do t’i mbajmë, do t’i mbajmë për gjithë jetën këta drejtues dhe vetting për ta. Patjetër që duhet të jetë, duhet të jetë një standard i ri sjelljeje në këtë gjë. Për mua duhet shtrirë në autoritetet dhe inspektoratet e tjera.

Në drejtori, patjetër që kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në shërbimin publik për kundër qytetarit. Dhe drejtuesit e këtyre institucioneve janë me mandat të kufizuar dhe të pariciklueshëm lart e poshtë nëpër institucione të tjera”, shprehet Braçe.