Maratonisti indian 114-vjeçar, Fauja Singh, vdiq pasi u përplas nga një veturë ndërsa po kalonte rrugën në fshatin e tij në Punjab.
Shoferi ka ikur nga vendngjarja gjersa autoritetet indiane janë në kërkim të tij.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Singh ndërroi jetë në spital të hënën në mbrëmje.
Fauja Singh lindi më 1 prill 1911. Nuk mund të ecte deri në moshën pesëvjeçare – por më vonë në jetë u bë një vrapues amator.
Në vitin 2000, në moshën 89-vjeçare, përfundoi Maratonën e Londrës.
Në moshën 101 vjeç, në vitin 2013, Singh vendosi një rekord botëror në kategorinë M100+ duke vrapuar 10 km në 1 orë, 32 minuta dhe 28 sekonda.