Ballina Aktualitet Breshër i pazakontë në Korçë, shkatërron kulturat bujqësore dhe pemët frutore

Breshër i pazakontë në Korçë, shkatërron kulturat bujqësore dhe pemët frutore

0
49

Reshje të pazakonta shiu dhe breshëri kanë përfshirë këtë fillim maji Korçën.

Në dy fshatra të njësisë administrative Leskovik, Gërmenj dhe Shelegur, breshëri ka shkaktuar dëme të shumta në pemët frutore dhe kulturat bujqësore. Gazetarja Dhorjela Çule raporton se dëmet me të mëdha janë në qershi dhe kumbulla, si dhe kultura bujqësore prashitëse.

Stuhia e breshërit përfshiu dy ditë më parë edhe Elbasanin.