Një urdhër i drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, rrit deri në 20 për qind taksën që qytetarët shqiptarë do të paguajnë në dogana kur importojnë automjete nga jashtë.
Ndonëse urdhri nuk prek shkallën e taksës, ai rrit bazën e taksueshme dhe rrjedhimisht edhe detyrimin e TVSH-së që qytetarët duhet të paguajnë në doganë.

Urdhri i Bejes qe rrit taksen e zhdoganimit te automjeteve
Bëhet fjalë për zhdoganimin e automjeteve, në rastet kur nuk pranohet çmimi i transaksionit i paraqitur nga qytetari dhe doganieri përdor metodat alternative të vlerësimit të çmimit. Deri më sot, përcaktimi i vlerës së një automjeti, kur dogana nuk pranon çmimin e transaksionit është bazuar në një udhëzim të vitit 20218 të ministrit të Financave.
Sipas këtij udhëzimi, kur nuk pranohet çmimi i referencës, dogana përdor si burim informacioni tre faqe të specializuara, në varësi të origjinës. Për automjetet që importohen nga vendet e Bashkimit Europian, referenca është revista Quattroruote.
Në nenin 17, udhëzimi përcakton se “vlera e një autoveture gjendet në tabelën “Quattroroute”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Në këtë rast, vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që gjendet në tabelë.”

Udhezimi i ministrit te Financave
Por një urdhër i nxjerr nga Besmir Beja një javë më parë e përmbys totalisht këtë formulë. Sipas urdhrit të Bejës, referenca për çmimin e zhdoganimit do të nxirret nga mesatarja e tre faqeve të specializuara, pa zbritjen 80 për qind që parashikonte udhëzimi i ministrit të Financave.

Urdhri i Besmir Bejes qe rrit taksen
Kjo është një marrëzi, ku praktikisht me një urdhër të brendshëm të drejtorit të Doganave, rriten taksa, një të drejtë që e ka vetëm Parlamenti me ligj.
Sa rritet taksa
Sipas shembullit që jep vetë urdhri i Besmir Bejës, për një automjet të cilit i korrenspondojnë vlerat 18 900 euro, 19 300 euro dhe 19 100 euro në tre platforma të ndryshe, vlera e zhdoganimit llogaritet si mesatare e tyre. Pra, 18 900 € + 19 300 € + 19 100 € = 19,100 €.
Sipas logjikës se rregullit të vjetër, 80% e 19,300 € do të ishte 15,440 €. Me urdhrin e Bejës vlera orientuese behet 19,100 €. Pra kemi një diference prej 3,660 eurosh ose rreth 23.7% më shumë ne bazën e vlerësimit. Mbi kete baze llogariten detyrimet perkatese.
Vetëm për tatimin mbi vlerën e shtuar, qytetari që në këtë rast do të paguajë 732 euro taksë shtesë për zhdoganimin e automjetit.
Referenca bëhet standard
Urdhri i Bejës ka edhe një problem më themelor. Sipas rregullit të vjetër, të përcaktuar nga udhëzimi i ministrit të Financave, burimet e jashtme përdoreshin vetëm kur nuk pranohej vlera e transaksionit dhe nuk mund të përdoreshin metodat e tjera të vleresimit.
Urdhri i Bejëse vendos kërkimin në burime si pjesë standarde të procedurës për çdo automjet.
Pra, ajo që ishte një metodë rezervë rrezikon të jetë metoda standarde e vlerësimit të çmimit të zhdoganimit.
Manuali i ri i Doganës praktikisht kalon nga një sistem i standardizuar vlerësimi në një sistem me shumë diskrecion të doganierit, duke krijuar mundësinë që vlera doganore të jetë ndjeshëm më e lartë se çmimi real i blerjes së automjetit.
Ky urdhër bie qartazi ndesh me udhëzimin e Ministrit të Financave dhe praktikisht ndryshon bazën e taksimit. Kjo është rritje e taksave pa ligj, vetëm me një urdhër të drejtorit të Doganës./Kapitali







