Ballina Kulturë Felix Klieser sjell “koncert ndryshe” në Konkatedralen “Shën Luçia”, Dom Marjan Lumçi:...

Felix Klieser sjell “koncert ndryshe” në Konkatedralen “Shën Luçia”, Dom Marjan Lumçi: Asnjë pengesë nuk është më e madhe se besimi, vullneti dhe shpresa që e banojnë jetën tonë!

0
14

Dom Marjan Limçi, sjell video bashkë me një mesazh frymëzimi nga një artist gjerman. Felix Klieser do të mbajë Koncertin e tij në konkatedralen Shën Luçia në Durrës, ditën e nesërme (datë 17 Korrik), ora 19:30.

“Personi që shihni e nigjoni në këtë video, asht një muzikant gjerman që quhet Felix Klieser, i cili i bjen korrnos me kambë sepse nuk i ka duart.

Për mua ishte emocion vërtetë i madh ta takoja, sepse asht qortim i fortë për secilin njeri që ankohet për atë pak që ka, e në të njëjtën kohë na e vërteton se secili njeri, pra secili prej nesh, asht një vullkan i pafundëm energjish, të cilat mjafton të gjejmë forcën në Zotin për ti zbuluar, dhe asnjë pengesë nuk mundet me kenë aq e madhe sa mos me na lejue për me kenë të lumtur.

Na shpeshherë e masim forcën vetëm me ato që kena – por Zoti na mëson se forca e vërtetë qëndron në besimin, kurajon dhe dashninë që kena në zemër dhe jo në elementët e jashtëm që që kena në jetën tonë. Ky njeri që luan muzikë me këmbë, pa duar, është një dëshmi e gjallë se hiri i Zotit shfaqet aty ku ne s’mundemi vetë. NË ÇDO DOBËSI, ZOTI SHFAQË NJË MREKULLI. Prandaj të mos dorëzohemi kurrë!

Zoti nuk na jep barrë ma shumë se ç’mund të mbajmë, dhe me çdo vështirësi, Ai na jep edhe hirin për ti përballue ato.

Mesazhi që na jep asht shumë i kjartë: asnjë pengesë nuk është më e madhe se besimi, vullneti dhe shpresa që e banojnë jetën tonë! Atëherë le të mësojmë mos me u ankue për ato që na mungojnë, por ta falënderojmë Zotin për gjithçka që kena dhe të bajmë më të mirën me atë që kena.”

Pra, paska pasë të drejtë shën Pali në Letrën që ju dërgon Filipianëve kur ju thotë: ‘Unë mund të bëj gjithçka nëpërmjet Atij që më jep forcë.’ (Fil. 4:13)

Nuk mund të mos e falënderoj Pianisten Prof. Nevila Kalaja që në kuadër të Festivalit XX Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës na e solli këtë mrekulli mes nesh, mrekulli e cila na dëshmon se Zoti kurrë nuk e braktisë njeriun, por ama njeriu duhet ta besojë këtë.” shkruan Dom Marjan Lumçi.