Ballina Sport Skandal në shtetin e rajonit, UEFA e përjashton këtë skuadër për 10...

Skandal në shtetin e rajonit, UEFA e përjashton këtë skuadër për 10 vjet nga garat

34
0

Një nga lajmet më të bujshme të ditëve të fundit vjen nga Mali i Zi, ku klubi i futbollit Arsenali Tivat është dënuar rëndë nga UEFA pas akuzave për kurdisje të ndeshjeve.

Klubi është shpallur fajtor për trukimin e një ndeshjeje të zhvilluar në vitin 2023, kur merrte pjesë në Conference League gjatë sezonit 2023/24.

Si pasojë, UEFA ka vendosur ta përjashtojë Arsenal Tivat nga të gjitha garat evropiane për një periudhë prej dhjetë vitesh.

Përveç përjashtimit, klubi është gjobitur me 500 mijë euro, ndërsa nuk kanë shpëtuar as lojtarët dhe drejtuesit e klubit, të cilët janë ndëshkuar gjithashtu me gjoba individuale dhe dënime disiplinore.