Ballina Sport Pique zbulon nëse Messi është interesuar ndonjëherë për rivalitetin me Ronaldon

Pique zbulon nëse Messi është interesuar ndonjëherë për rivalitetin me Ronaldon

16
0

Dikur në futboll debati më i nxehtë ishte ai i Messit dhe Ronaldos. Për pothuajse një dekadë, këta dy kolos të futbollit e dominuan La Ligan, dhe në mënyrë të vazhdueshme garuan me njëri-tjetrin për Topin e Artë dhe çmimin e golashënuesit më të mirë.

Ndonëse mes fansave shpeshherë ka pasur konflikte sa herë kjo temë është përmendur, në fakt Messi dhe Ronaldo kanë pasur një raport të mirë mes vete dhe këtë e kanë shprehur në disa intervista kur kanë folur për njëri-tjetrin.

Sido që të jetë, Ronaldo dukshëm ka qenë më i interesuar në këtë rivalitet gjatë viteve, duke synuar që ta lë Messin mbrapa me numra, dhe shumë njerëz mund ta kenë pyetur veten se a është interesuar edhe argjentinasi në të njëjtën kohë për këtë rivalitet.

Në një intervistë për talkSPORT, ish-kapiteni i Barcelonës, Gerard Pique, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si bashkëlojtar i Messit, e ka zbuluar këtë.

“Jo, ai nuk është një tip i tillë. Ai ishte shumë i fokusuar tek ekipi ndonëse rrëmbente ballinat e gazetave. Çmimet individuale nuk ishin asnjëherë një prioritet për të”, ka thënë Pique.

Megjithatë, ndonëse Messi duket se nuk e ka pasur prioritet fitimin e çmimeve individuale, ai përsëri ka përfunduar si lojtari me më së shumti çmime të Topit të Artë.

36-vjeçari e ka fituar këtë çmim tetë herë, duke lënë pas vetes Cristiano Ronaldon i cili ka pesë sosh.