Ministria e Drejtësisë kërkon rikthimin, pas 6 vitesh mungesë, të mbikëqyrjes elektronike si formë e një mase sigurimi, dënimi apo kontrolli për urdhrat e mbrojtjes në rastet e dhunës në familje.
Burime zyrtare për ATSH konfirmuan se, ministria këtë të mërkurë i është drejtuar AKSHI-t me kërkesë për nisjen e procedurave.
Më pas do të vijohet me gjetjen e pajisjeve dhe sigurimin e infrastrukturës së nevojshme, në mënyrë që brenda këtij viti, sistemi i drejtësisë ta ketë të mundshme aplikimin e saj.
Gjatë viteve të funksionimit të saj, gjykatat e dhanë si masë mbikëqyrjen me byzylyk elektronik në 347 raste, sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit të Provës.
Prej vitit 2011, Shqipëria ka një kuadër ligjor të plotësuar për mbikëqyrjen elektronike. Ajo u vu në funksion në vitin 2013 dhe u aplikua deri në vitin 2019.