Nga Pëllumb Kulla
Ja dhe gjykimi im mbi një konflikt që s’duhej!
I çmoj e i dua mjaft që të dy këta politikane simpatike, por veç për njërin kam të drejtë të votoj në këtë udhëkryq që na është paraqitur:
Votoj për Endri Shabanin!
E shpall këtë me keqardhje. Po edhe pas zgjidhjes që propozoj, të dy humbasin diçka: Endri, që në zgjedhje mori më pak vota, nuk duhet të bënte kaq zhurmë.
Kurse Adriatik Lapaj, që ka plot dekada për ta shpëtuar të pandohtur karizmën e tij, mund ta mbante fjalën që i shërbeu për vota.
Do të fitonte shumë, shumë, shumë-më-shumë, se ato vota që ka më tepër nga shoku!
Shqiptarë, që nuk mbajnë fjalën e deklaruar numërohen miljona. Nga ata që i rrijnë besnikë edhe një premtimi solemn, që nuk ua kërkonte njeri me thikë në fyt, ishte vetëm NJË!
Më duket se Tik Lapaj nuk e përfytyron dot sa shumë pikë të vlefshme për të ardhmen, do të kishte fituar sot!