Ballina Kronika Tropojë/ Sherr mes të rinjve, goditet me thikë 18-vjeçari në Bajram Curri

Tropojë/ Sherr mes të rinjve, goditet me thikë 18-vjeçari në Bajram Curri

48
0

Një 18-vjeçar është goditur me thikë një ditë më parë në Bajram Curri.

Adoleshenti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, disa orë pas kësaj ngjarje, policia ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar, një 25-vjeçar me iniciale S.D.

Ky i fundit akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.  Ndërkohë, 18-vjeçari me iniciale D.H. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket motiveve, policia thotë se ngjarja ka ndodhur për shkaqe banale.

Njoftimi i Policisë së Tropojës:

Kapet dhe vihet në pranga 25- vjeçari që dyshohet se goditi me thikë 18-vjeçarin, gjatë konfliktit për motive të dobëta, ditën e djeshme në Bajram Curri.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Bajram Curri, ku u plagos me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. H.,  specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan autorin e dyshuar shtetasin S. D., 25 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet ka rezultuar se në  orët e para të datës 19.07.2025, në qytetin e Bajram Currit, shtetasi S. D., është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. H., 18 vjeç, banues në Bajram Curri dhe dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

18-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Kukës, për veprime të mëtejshme.