Trembëdhjetë persona u vranë dhe 20 të tjerë u lënduan pasi një autobus që transportonte punëtorë minierash në rajonin e largët lindor të Rusisë, Jakutia, u rrëzua.
Shoferi duket se ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga dhe duke e bërë autobusin të bjerë 25 metra në një përrua, shkruajnë mediat e huaja.
Incidenti ndodhi rreth mëngjesit, sipas ministrisë lokale të brendshme.
Ajo publikoi imazhe që tregonin autobusin e përmbysur pranë një pellgu, me rrotat e tij të kthyera lart.
Ndryshe, sksidentet industriale janë të zakonshme në Rusi, me hetuesit që shpesh tregojnë standarde të dobëta të sigurisë.
Autoritetet lokale shpallën një ditë zie.