Ballina Kronika U vu në prangat e policisë për zhdukjen e bashkëshortes dhe 3...

U vu në prangat e policisë për zhdukjen e bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, ja kush është Ergys Arrëzi, vëllai i tij i arrestuar për ekzekutimin e një personi 3 vite më parë

60
0

Ergys Arrazi, është ndaluar pas zhdukjes së gruas dhe 3 fëmijëve të mitur, dy vajza dhe një djalë.  Ergys Arrazit është vëllai i Edison Arrazi, ky i fundit i dënuar për posedim kanabisi.

Vëllai i Arrazit ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës. Por, Edison Arrazi u la në burg vetëm për posedim kanabisi, pasi nuk rezultoi e provuar se ishte përfshirë në ngjarje.

Si ndodhi vrasja e Endi Mustafës?

Endri Mistafa është ekzekutuar me 6 plumba në 17 Maj 2021 në Shkodër. 32-vjeçarit Endri Mustafa, ishte një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit.

I riu, baba i tre fëmijëve, është ekzekutuar në mënyrë makabre, ku është qëlluar me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.

Mustafa u gjet i ekzekutuar në zonën e Livadheve në Shkodrë, 3 ditë pasi familja e tij kishte denoncuar zhdukjen. Ai ka qenë i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje, njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër.

Ai ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Endri Mustafa është i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde dhe grabitje.