Departamenti Amerikan i Shtetit ka hapur një hetim mbi pjesëmarrjen e Universitetit të Harvardit në një program qeveritar për viza për studentët dhe profesorët e huaj.
Këtë e raporton gazeta New York Times, duke vënë në dukje se Sekretari i Shtetit Marco Rubio e informoi Alan M. Garber, presidentin e Harvardit, për hetimin në një letër të dërguar sot.
Më herët, ishte vetë presidenti Donald Trump që ndaloi vizat për studentët e huaj për universitetin e Harvardit.